Solidarizohen me Rexhep Selimin, shtyhet mbledhja e Komisionit për siguri

10 nëntor 2020 | 11:33

Në shenjë solidariteti ndaj deputetit njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër.

Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit.

“Çlirimtarët nuk kanë parti kanë atdhe mbi të gjitha. Sot është nevoja më shumë se kurrë ti ulim shpatat partiake. Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjerët në nder të Rexhep Selimit i cili sot nuk është këtu”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku, ka thënë se e përkrahë kërkesën e deputetes Musliu.

“Përballen në një gjykatë të padrejtë në Hagë. Lufta ka qenë e drejtë dhe kjo do të dëshmohet atje”, ka thënë ajo, raporton “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora njihet për stilin e saj dhe performancat shpërthyese.…