Solskjaeri, afër shkarkimit

08 nëntor 2021 | 11:55

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit në Manchester United.

“MailSport” raporton se Unitedi ka marrë ankesa për trajnerin nga lojtarët dhe duhet t’i ndajnë rrugët. Humbja 5-0 ndaj Liverpoolit ka lënë pasoja të mëdha edhe pse në xhiron e parafundit triumfuan ndaj Tottenhamit.

Situata u rëndua edhe më shumë kur United pësoi humbje 2-0 ndaj rivalit lokal Cityt, me lojtarët që shprehen frustrimin. Lojtarët e Manchester United kanë kërkuar që Solskjaer të shkarkohet dhe vendin e tij mund ta zë Zinedine Zidane ose Erik ten Haag.

Francezi është aktualisht i papunë që kur u largua nga Real Madridi, ndërsa Ten Hag po tregon suksese të mëdha te Ajaxi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, ka vlerësuar se Kosova…