Solskjaeri konfirmon qëndrimin e Pogbas dhe Lukakut në United

04 gusht 2019 | 12:37

Trajneri i Manchester United, Ole Gunar Solskjaer, i ka mbyllur derën Real Madridit, dhe gjithë skuadrave që këtë verë kërkojnë shërbimet e Paul Pogbas.

Diçka të tillë, Solskjaer e ka bërë nga dhoma e konferencës, pas miqësores së ndaj Milanit.

“Me Pogban fola para se të niseshim për në miqësore, dhe nuk ndihej mirë. Nuk e prisja që ta kisha me vete. Nuk ka tamam një dëmtim, por ndjente dhimbje dhe nuk e rrezikuam. Mendoj se do jetë gati për Chelsean javën tjetër. Largim? Jo, nuk besoj. Nuk kam dyshime, Pogba do mbetet me ne”, ka deklaruar Solskjaer. Më pas, trajneri norvegjez foli edhe për Romelu Lukakun, për të cilin Interi dhe Juventusi kanë ditë në “luftë”. “Mendoj se ai do jetë bashkë me grupin javën tjetër. Me Lukakun kam folur, dhe i kam shpjeguar si të sillet në situata të caktuara, vetëm kaq”, ka deklaruar Solskjaer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për dy…