Son: Kam rilindur pas largimit të Kanes

20 tetor 2023 | 16:34

Sulmuesi 31-vjeçar koreano-jugor Son Heung-Min ka rilindur këtë sezon, duke qenë protagonist me skuadrën e Tottenhamit. Në tetë ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka realizuar 6 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë për “Spursin”.

“Sezoni i kaluar ishte vërtet zhgënjyes për mua. Psikologjikisht nuk isha në gjendje të jepja 100 % të rendimentit tim në fushën e lojës. Nuk doja t’i zhgënjeja njerëzit”, u shpreh koreano-jugori, një prej idhujve të tifozerisë së Tottenhamit. Askush nuk e priste këtë shpërthim këtë vit të lojtarit, sidomos pas largimit të Harry Kanes, mikut e kolegut të tij në sulmin e Tottenhamit vitet e fundit. Ndërkohë që skuadra drejtohet nga trajneri i ri Postecoglou.

“Këto dy ndryshime, largimi i Kanes dhe ardhja e trajnerit të ri, sollën një rilindje këtë verë për mua. Doja me çdo kusht këtë verë që gjërat të ndryshonin për mua dhe deri më tani gjërat po shkojnë mirë”, u shpreh Son. “E kemi nisur mirë sezonin dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Uroj të shënoj sa më shumë dhe ta ndihmoj ekipin për fitimin e trofeve dhe arritjen e objektivave. Jam i sigurt se mund të shkojmë larg”, ka deklaruar Son.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…