Sonte derbi Prishtina – Bashkimi

24 shkurt 2023 | 12:28

Rikthehet Superliga e Femrave me ndeshje interesante. Kryendeshja e xhiros së 18-të është mes Prishtinës dhe Bashkimit, që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Vajzat portokallezi ende nuk njohin për humbje këtë edicion, ndërsa vijnë nga fitorja e Kupës së Kosovës nga i njëjti kundërshtar Prishtina.

Vajzat nga kryeqyteti të cilat renditen në vendin e dytë dhe kanë regjistruar 14 fitore dhe vetëm tri humbje. United Basketball pret në shtëpi Penzën në kuadër të kësaj xhiro. Vajzat nga Peja në ketë edicion kanë dhjetë fitore e dhe gjashtë humbje, ndërsa gjilansaet kanë katër dhe 13 humbje. Kurse Trepça udhëton për në Gjakovë nga ora 16:00. Trepça ka pesë fitore dhe 12 humbje, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore dhe 16 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës…