Sonte finalja e Botërorit në Atletikë, Luiza Gega ka mundësinë për të bërë historinë

27 gusht 2023 | 15:38

Sonte në mbrëmje Luiza Gega do të ketë garën finale të Botërorit në atletikë.

34-vjeçarja 4 ditë më parë arriti të siguronte finalen pavarësisht se vuan një dëmtim, që mund ta kushtëzojë në çdo moment. Luiza garon së bashku me 14 konkurrente të tjera në orën 21:05 në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare rezultatin më të mirë në Botëror ka vendin e pestë, ndërsa sonte sërish nuk është favorite për vendin e parë, por ngjitja në podium do të ishte një rezultat historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës…