Sonte luajnë në Ligën e Konferencës, Gjilani dhe Dukagjini

13 korrik 2023 | 08:27

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka dhënë provimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mposhtur skuadrën e Ludogorentsit me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë një hap të madh drejt kalimit historik të rrethit të parë të garës elitare të futbollit evropian.

Sonte (e enjte) në Ligën e Konferencës do të paraqiten Gjilani dhe Dukagjini. Skuadra e Gjilanit, që i përfundoi e treta garat në Superligën e Kosovës, do të përballet nga ora 19:30 me skuadrën e Luksemburgut, FC Progres Niederkorn.

Synim i gjilanasve është të nxjerrin rezultat të favorshëm në mënyrë që ndeshjen e kthimit ta kenë më të lehtë.

Ndërsa skuadra e Dukagjinit nga Klina është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e rrethit të parë të Ligës së Konferencës. Përballë do ta këtë Europa FC të Gjibraltarit.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.

Skuadra e tretë që përfaqëson Kosovën në garat evropiane, Drita, do të ketë përballje të vështirë ndaj FC Viktoria Plzenit nga Çekia. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 27 korrik, e kthimit më 3 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shumë gjasë që sivjet të dështojnë në përmasa të…