Sonte ndeshje humanitare në mes Yllit dhe Kosovës

02 dhjetor 2019 | 13:29

Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën (2 dhjetor) do ta organizojnë ndeshjen humanitare në mes të Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Takimi do të zhvillohet në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00. Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci. Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por t’i ndihmojë familjet shqiptare që kanë nevojë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 1 milion e 500 mijë euro janë shqiptuar gjoba…