Sonte përballen Inter – Porto dhe Leipzig – City

22 shkurt 2023 | 08:00

Përballje interesante do të zhvillohen edhe sonte në Ligën e Kampionëve. Përballen Interi me Porton dhe Leipzigu me Manchester Cityn. Interi, që është nikoqir i Portos, e pret skuadrën portugeze me synim për ta marrë fitoren dhe për t’iu afruar kualifikimit tutje.

Ekipi që drejtohet nga Simone Inzaghi ka përfunduar  në vendin e dytë të Grupit C, pas Bayern Munchenit dhe para Barcelonës dhe Viktoria Plzenit. Në anën tjetër, Porto ishte e para në Grupin B. Skuadra italiane në kampionatin vendor është në vendin e dytë, por ka mbetur 15 pikë prapa skuadrës së Napolit dhe synim ka të dalë sa më e suksesshme në garën më të fortë në futboll, Ligën e Kampionëve. Ndërsa skuadra e Portos renditet e dyta në Premierë Ligë me pesë pikë pas Benficës. Mungesa e vetme e Interit është sulmuesi Joaquin Correa, ndërsa te portugezët mungojnë Evanilson, Fabio Cardoso, Gabriel Veron dhe Francisco Meixedo.

Ndërsa kampioni në fuqi i Premierë Ligës, Manchester City, e nis fushatën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve me udhëtim në Gjermani, ku do të përballet me RB Leipzigun. City kërkon hakmarrje në “Red Bull Arena” pasi humbi ndeshjen e grupeve në sezonin e kaluar me rezultat 2-1, mirëpo edhe gjermanët kanë synime të mëdha dhe kjo pritet një sfidë mjaft interesante.

Të mërkurën takohen:
21:00 Inter – Porto
21:00 Leipzig – Manchester City

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri…