Sonte përballen Penza – Trepça, nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera

03 shkurt 2023 | 16:48

Gjatë të premtes dhe të shtunës zhvillohen tri duelet, që i takojnë xhiros së 15-të në Superligën e Femrave.

Java e 15-të hapet me ndeshjen mes Penzës dhe Trepçës, përballje kjo e cila zhvillohet nga ora 17:30. Vajzat e ‘Minatorit’ gjenden në vendin e katërt në tabelë me katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa vajzat verdhë e zi në vendin e tretë me tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe mes liderit Bashkimi dhe Vëllaznimi. Bashkimi nuk njeh humbje ende këtë sezon, ndërsa vajzat nga Gjakova javën e kaluar shënuan fitoren e parë duke lënë pas vete 13 humbje rresht.

United Basketball është nikoqire e Prishtinës, ku gjilanaset kanë arritur katër fitore e 10 humbje, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Prishtina renditet e dyta me 11 fitore dhe tri humbje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë klube evropiane janë të interesuara për yllin e Milanit,…