Sonte përballja Kosovë-Poloni

12 janar 2018 | 13:12

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të përballët me Poloninë nga ora 18:15.

Ndeshja Poloni-Kosovë është e para e grupit të katërt të fazës së parë të kualifikimeve për botërorin e hendbollit që mbahet në vitin 2019. Në grupin e katërt janë edhe Portugalia vendase dhe Qipro. Vetëm i pari kalon tutje. Kosova me Portugalinë luan të shtunën në mbrëmje, ndërsa me Qipron të dielën. Favorit për vendin e parë është Polonia, por Kosova ka synimet e saj. Synon të mposhtë Qipron dhe të bëjë rezistencë deri në fund me Poloninë e Portugalinë.

Për tri ndeshjet në Povoa de Varzim përzgjedhësi Ramadani ka përzgjedhur 17 lojtarë, nga 22 sa ishin në kampin përgatitor. Ai nuk mund të llogaritë në Lindrit Fetahun që u lëndua.

“Fatkeqësisht Lindrit Fetahu u detyrua të largohet pasi mori një lëndim në zogun e këmbës. Fizioterapeuti Gent Panduri u mundua me të gjitha mundësitë e tij, por Fetahu e kishte të pamundur të kalonte testin e fitnesit të mërkurën”, ka thënë Ramadani.

Lojtarët që do të përfaqësojnë Kosovën në Portugali janë: A. Curri, V. Zherka, K. Jupa, K. Krasniqi, F. Hoxha, V. Dedaj, F. Gërbeshi, F. Ahmeti, D. Terziqi, E. Xhafolli, O. Beshiri, E. Abdullahu, L. Quni, Dri. Tahirukaj, Dre. Tahirukaj, H. Berisha, B. Ramosaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United po mendon për zëvendësuesin e Zlatan Ibrahimoviqit. “The…