Sonte përballja Tottenham – Bayern

01 tetor 2019 | 11:34

Ndeshja në mes të Tottenham Hotspurit dhe Bayern Munchenit është kryesorja që zhvillohet sonte (e martë) në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Spurs”, që është nënkampion në fuqi i Evropës, e pret në kryeqytetin e Anglisë skuadrën e Bayernit.

Tottenhami në ndeshjen e parë të zhvilluar në Greqi ndaj Olympiacosiy, edhe pse ishte në epërsi të dy golave, në fund nuk arriti t’i gëzohet fitores, sepse ndeshja përfundoi me rezultat 2-2. Prandaj ndeshja ndaj gjermanëve të Bayernit është një mundësi e mirë që t’u rikthehet fitoreve dhe ta dëshmojë forcën që e ka ndaj një kundërshtari të vështirë. Në anën tjetër skuadra e Bayernit e fitoi ndeshjen e parë ndaj Crvena Zvezdas (3-0) dhe synim e ka që edhe ndaj “Spurs”-i” të marrë një rezultat të favorshëm.

Një gjë e mirë për Tottenhamin është se në fundjavë ka shënuar fitore ndaj Southamptonit (2-1), ani pse një orë lojë luajti pa një futbollist. Fitore ka shënuar edhe Bayerni ndaj Paderbornit (2-3). Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Itali, ku Juventusi e pret skuadrën e Bayer Leverkusenit. “Zonja e Vjetër” luajti baras 2-2 ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe tash synon fitore ndaj Leverkusenit, derisa në këtë grup në Rusi përballen Lokomotiva Moska me Atletico Madridin.

Grupi A

18:55 Real Madrid – Club Brugge
21:00 Galatasaray – Paris Saint-Germain

Tabela

  1. Paris Saint-Germain          1 3 pikë
  2. Club Brugge                         1 1
  3. Galatasaray                          1 1
  4. Real Madrid                        1 0

Grupi B

21:00 Crvena Zvezda – Olympiacos
21:00 Tottenham H. – Bayern M.

Tabela

  1. Bayern Munchen      1 3 pikë
  2. Olympiacos                1 1
  3. Tottenham                 1 1
  4. Crvena Zvezda          1 0

Grupi C

18:55 Atalanta – Shakhtar D.
21:00 Manchester City – Dinamo Z.

Tabela

  1. Dinamo Z.              1 3 pikë
  2. Manchester City   1 3
  3. Atalanta                  1 0
  4. Shakhtar                 1 0

Grupi D

21:00 Juventus – Bayer Leverkusen
21:00 Lokomotiv M. – Atletico Madrid

Tabela

  1. Lokomotiv M.   1 3 pikë
  2. Atletico M.         1 1
  3. Juventus             1 1
  4. Bayer L.              1 0

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan të martën…