Sot derbi i madh Milan-Inter

04 mars 12:12

Milan dhe Inter do të përballen mbrëmjen e sotme në derbin e qytetit të Milanos, ndeshja kryesore e kësaj fundjave në Serinë A, që do të vendosë shumë mbi fatet sezonale të dy skuadrave.

Kuqezinjtë do të bazohen te forma e mirë që pas emërimit të trajnerit Ivan Gennaro Gattuso, grinta e të cilit kur ishte lojtar duket se po transmetohet më së miri edhe tani nga bankina.

Milani do të duhet të bëjë pa anësorët Abate dhe Antonelli, por të rinjtë energjikë do të jenë nga minuta e parë në formacion, duke përjashtuar ndryshimet e minutave të fundit. Në ofensivën e kuqezinjve do të ketë vend për 3 futbollistë: Suso, Çalhanoglu dhe Cutrone, raporton “TCH”. Në kampin tjetër, Interi do të kërkojë që të rifutet në zonën e Ligës së Kampioneve pas derbit të sotëm dhe një fitore potenciale do ia mundësonte këtë.

Thuajse të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Spalletti, por dilemat më të mëdha janë rreth mesfushës. Perisiç, Candreva dhe Karamoh duken të avantazhuar, ndërsa në sulm do të jetë Mauro Icardi. Pikërisht mbi supet e kapitenit zikaltër, do të jetë detyra kryesore për të shënuar ndaj një ekipi që nuk pëson gol që nga 4 shkurti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa viteve të kaluara numri i shfaqjeve ishte në masë…