Sot është Dita Botërore e Faljes

07 korrik 2022 | 08:49

7 korriku shënon Ditën Botërore të Faljes.

Kjo ditë synon t’i inkurajojë njerëzit ta falin njëri-tjetrin, sepse kjo ndikon edhe në shëndetin e njeriut.

Një studim i Universitetit Wisconsin në lidhje me faljen zbuloi se njerëzit që falnin vuanin më pak nga sëmundjet e ndryshme.

Nga ana tjetër, sipas studimit, njerëzit që falnin më pak kishin më shumë probleme shëndetësore.

Mosfalja, sipas ekspertëve, shkakton stres, i cili mund të çojë në ankth, presion të lartë gjakut dhe depresion.

Duke mos falur, mund t’u shkaktohen emocione negative, zemërim dhe zhgënjim.

Ndryshe, falja përfshin heqjen dorë nga ndjenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë gjithë karrierës, Picasso i kërkoi Mjeshtrit e Vjetër. Në…