Sot hedhet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet e tetorit

08 shtator 2021 | 09:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot në orën 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot nga ora 10:00 tërheqjen…