Sot luhet dueli i mbetur i javës së dytë, Drita – Drenica

17 shtator 2025 | 11:05

Kampionia e Kosovës Drita të mërkurën nga ora 15:00 e luan ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë kundër Drenicës, në shtëpi.

Në Superligë kampionia në fuqi i ka luajtur tri ndeshje. Nuk ka shënuar ende fitore. Ka një humbje e dy barazime. Dy pikë nga tri ndeshje vlerësohen pak për skuadrën që synim e ka mbrojtjen e titullit.

Ende pa siguruar fazën e ligës në Konferencë, Drita pësoi 1:0 nga Ferizaj, në kuadër të xhiros së parë. Pas dy fitoreve ndaj Differdanges së Luksemburgut në plejofin e Ligës së Konferencës, gjilanasit iu kthyen ndeshjeve kampionale. Më 1 shtator barazuan 1:1 në udhëtim te Llapi.

Pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare, Drita luajti 2:2 me Prishtinën në “Fadil Vokrri”. Kjo ndeshje u luajt të dielën.

As te Drenica nuk janë punët mirë. Pas humbjes në vikend nga Ballkani (3:0), tifozët e klubit nga Skenderaj kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Bylbyl Sokoli për mungesë të rezultateve dhe sipas tyre, arrogancës ndaj tifozëve.

Drenica i ka luajtur vetëm tri ndeshje, por ka katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka thënë se kishte…