Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 38 gradë

31 korrik 2021 | 09:01

Sot duhet patur kujdes, njerëzit me smundje kronike, pleqtë dhe gratë shtatëzëna, sepse temperaturat e sotit janë të larta dhe në disfavor të tyre.

Ashtu sikur ditën e djeshme edhe këtë të shtunë do të mbizotërojë vapa dhe moti i nxehtë në vend.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36 dhe 38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet nëpër…