Sot nis Kampionati Botëror i Futbollit

14 qershor 2018 | 09:28

Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Tridhjetë e dy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme.

Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.

Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.

Fituese e Kupës së Botës në vitin 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare Era Istrefi, do të hap sot zyrtarisht Kampionatin…