Sot, rrebeshe shiu dhe rrufe

07 gusht 2022 | 08:30

Të dielën pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore.

Nën këto kushte moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Nga java e ardhshme pritet paqëndrueshmëri më e madhe në kushtet e motit, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.

Njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos nga dita e martë, duke bërë që maksimalet të jenë për disa gradë nën vlerën 30°C.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, megjithatë gjasat për reshje janë pothuajse në gjithë javën, me shpresë që të gjitha zonat do të përfitojnë nga këto të reshura në njërën prej ditëve.

Për më shumë detaje ju lutem t’i ndiqni informatat tona të përditshme në platformën më të saktë meteorologjike në Kosovë. /MeteoKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një ngjarje…