Sot zhvillohen gjysmëfinalet në Ligën Unike

29 mars 2024 | 11:19

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Liga Unike Lajthiza.

Në gjysmëfinale do të përballen katër skuadrat nga Kosova, që në çerekfinale shënuan fitore ndaj atyre të Shqipërisë.

Njëherësh këto katër skuadra janë edhe katër vendet e para në Superligën e Kosovës, andaj priten sfida shumë interesante dhe rivalizuese.

Përballja e parë do të jetë Golden Eagle Ylli-Peja, apo ish-kampioni dhe kampioni aktual i Ligës Unike. Therandasit kishin fituar në edicionin e parë dhe historik, derisa pejanët triumfuan në edicionin e fundit. Dy skuadrat verdhezi premtojnë spektakël të basketbollit në Vlorë, ku po zhvillohet ky event i basketbollit mbarëshqiptar.

Dueli tjetër pritet të jetë edhe më interesant mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra rivale të basketbollit të Kosovës, që e duan trofeun për herë të parë në histori të klubit.

Të katër skuadrat duan kalimin në finale, si dhe trofeun e çmuar.

Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja zhvillohen të dielën.

Takimet transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur në “Facebook” statistikat sa i…