Sot zhvillohen këto ndeshje në Superligë

19 gusht 2018 | 12:27

IPKO Superliga e Kosovës në futboll ka filluar dje me ndeshjen Feronikeli-Trepça ’89, e cila përfundoi 1-1.

Sot nga ora 16:45 zhvillohen katër ndeshje tjetra të kësaj xhiro, derisa nesër zhvillohet ndeshja e fundit.

Kampionia dhe fituesja e Superkuupës, Drita e pret skuadrën e rikthyer në elitë, KEK-un në Gjilan, derisa Ballkani ndeshjen e parë e zhvillon në Prizren ndaj Lirisë. Flamurtari ka punë me Ferizaj, kurse Llapi në “Zahir Pajaziti”e  pret skuadrën e Drenicës.

Sot takohen:

Drita – KEK-u
Liria – Ballkani
Flamurtari – Ferizaj
Llapi – Drenica

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard ndihet i lumtur në skuadrën e Chelseat. Ai…