Southgate: Kurrë nuk kam përjetuar atmosferë më të mirë se në Kosovë  

17 nëntor 2019 | 20:29

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Kosovës (0-4), por ai ka bërë me dije se asnjëherë nuk ka përjetuar atmosferë më të mirë se në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kosova na e bëri të vështirë lojën, posaçërisht në pjesën e parë. Ishte e vështirë të luajmë në presion, por shënuam një gol të bukur dhe e hapëm lojën. Në 70 minuta është dashur të mbajmë presionin. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Nuk kam përjetuar kurrë atmosferë më të mirë se në Kosovë”, ka thënë Southgate

“Ne ju urojmë fat dhe ju falënderojmë për këtë pritje. Unë mendoj se gjithë skuadra e vlerësojnë këtë mikpritje dhe njerëzit të na presin në këtë mënyrë e kemi mirëpritur. Keni ndeshje të mira dy vitet e fundit por eksperienca e ndeshjes ne Pragë dhe ajo që ka përfituar Kosova do ju ndihmojë shumë”, ka shtuar Southgate.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pësoi humbje nga Anglia (0-4), në ndeshjen e fundit…