Spalleti, pas fitores 2-5: Isha i sigurt që do bëjmë paraqitje të madhe

16 gusht 2022 | 13:25

Napoli shkëlqeu në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Napoletanën bindën me lojë dhe mundën 2-5 Veronën në Bentegodi.

Pas fitores, Luciano Spalleti ka thënë se ishte i sigurt që futbollistët do të tregonin një lojë të madhe për faktin se e kanë dëshmuar gjatë gjithë javës.

“Nuk është një ndeshje që mund të tregojë se kush do të jetë rrugëtimi jonë. Në disa momente, në disa pjesë të lojës kemi treguar se jemi të rinj edhe pse kemi fituar në mënyrë të qartë. Por në disa zgjedhje, në disa vendosje në fushë, kemi lejuar shumë hapësirë. Duhet të vlerësojmë menjëherë kualitetet superiore që kemi. Isha i sigurt që Napoli do të bënte një paraqitje të madhe sepse e kisha parë dëshirën e lojtarëve gjatë javës. Duhet vetëm të ngremë ritmin në disa momente dhe t’i bëjmë keq kundërshtarit”, ka thënë Spalleti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i…