Spalletti: Kjo është vlera e Skriniarit

08 nëntor 2018 | 10:53

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, luajti një ndeshje fantastike ndaj Barcelonës. Në përfundim të takimit, gazetarët ngacmuan trajnerin zikaltër, Luciano Spalletti, duke e pyetur atë për vlerën që ai do t’i jepte kartonit të sllovakut.

Tekniku toskan nuk iu shmang pyetjes dhe u përgjigj me një batutë: “100 milionë (euro). Po të isha Barça do të paguaja 120 milionë e do të thosha 20 milionëshi shtesë është bakshish, ndërsa po të isha Reali paguaja 100 milionë dhe do të lija 40 milionë bakshish”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo e ka shijuar një romancë, një fejesë dhe dy…