Spalletti konfirmon largimin nga Napoli

22 maj 2023 | 15:26

Luciano Spalletti ka konfirmuar praktikisht se po largohet nga Napoli pasi siguroi titullin e kampionit të Italisë.

Pas fitores ndaj Interit të dielën, Spalleti ka thënë para mediave se një vendim për të ardhmen e tij është marr tashmë.

“Çështja është vendosur, ju nuk e ndryshoni mendjen çdo ditë”, u përgjigj trajneri në pyetjen për të ardhmen e tij.

“Është një situatë që po krijohet prej kohësh. Kur punoni nga mëngjesi në mbrëmje, disa çështje priren të piqen në mendjen tuaj. Nëse nuk jeni të bindur se mund të jepni gjithçka që meritojnë këta njerëz, është e drejtë ta mendoni mirë. Ju e mendoni mirë, arrini në një përfundim dhe pastaj qëndroni me të. Kjo nuk është diçka që ra nga qielli nga hiçi.”, tha më tutje Spalletti.

Pasi ka arritur atë që askush nuk mundi në 33 vjet duke fituar Scudetton për Napolin, trajneri është shumë i vetëdijshëm se çdo gjë pas kësaj do të jetë një zhgënjim nëse nuk ka suksese të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në fund të vitit 2023, gazetarët ukrainas dhe afganë…