Sterling tregon pse u largua nga Manchester City

12 gusht 2022 | 12:21

Raheem Sterling ka shpjeguar së fundmi për mediet londineze arsyet e largimit nga Manchester City dhe pse iu bashkua Chelseat këtë verë, duke zbuluar se ai nuk ishte i gatshëm të pranonte stolin.

“Ishte momenti për t’u larguar nga Manchester City. Kuptova se nuk isha më në qendër të projektit dhe nuk kisha pse të qëndroja. Nëse nuk largohesha, do të bëja një gabim shumë të madh në karrierën time. Kam dhënë gjithçka nga vetja te City dhe unë jam një person që dua të rritem, jo të shoh të tjerët si luajnë. Unë dua ende të luaj, të shënoj dhe të fitoj në të ardhmen. Duhej një sfidë e re dhe Chelsea ishte skuadra e duhur. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë sulmuesi anglez.

Chelsea shpenzoi plot 47.5 milionë paund këtë verë (57 milionë dollarë) për Sterling dhe sulmuesi debutoi me londinezët në suksesin e parë në Premier Ligë ndaj Everton (0-1) në transfertë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sondazh i kryer nga INSA për gazetën Bild ka…