Stojkoviqi: Do t’i kërkoj Francës që të mos ia shesin aeroplanët ‘Rafale’ Aleksandër Vuçiqit

15 prill 2024 | 11:08

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka thënë se do t’i kërkojë Francës që të mos ia shesin aeroplanët “Rafale” Serbisë.

Pasi dje ka kritikuar Serbinë se nuk ka miratuar rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ai ka thënë se mediet nën kontrollin e Vuçiqit kanë nisur një fushatë kundër të tij.

Sipas tij kjo tregon që Serbia nuk i përmbushë standardet minimale demokratike për të blerë makina ushtarake të sofistikuara.

“Pasi njoftova se rezoluta e propozuar e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë është pasojë e politikës së Beogradit për të mohuar atë krim të gjenocidit dhe se hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës është një fazë e natyrshme para hyrjes së rajonit në BE: – mediat nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit nisi një fushatë kundër meje me titullin: ‘Çedomir Stojkoviq akuzoi Serbinë si gjenocidale’. Kjo fushatë e mbjelljes së urrejtjes nga autoritetet në popullin tim kundër meje, nga mediat e kontrolluara nga ministri i propagandës së Millosheviçit, Aleksandër Vuçiq (dhe gjenocidi në Srebrenicë u krye në kohën e Millosheviqit), tregon se Serbia nuk i përmbush as standardet minimale demokratike të nevojshme për shitja e atyre makinerive shumë të sofistikuara ushtarake, as nuk hoqi dorë nga trashëgimia e Slobodan Millosheviqit dhe Ratko Mlladiqit nën Aleksandër Vuçiq”, ka thënë ai.

Stojkoviqi ka thënë se blerja e aeroplanëve “Rafale” do të ishte kërcënim i drejtpërdrejt për sigurinë rajonale dhe se do të përdorej për represion ndaj popullit serb.

“Sjellja e sotme tregon se dorëzimi i avionëve ‘Rafal’ Aleksandër Vuçiqit do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale dhe se do të përdorej për represion të mëtejshëm ndaj popullit serb, ku në shembullin tim mund të shohim sjelljen e regjimit në një situatë. kur personazhet publike duan të mbështesin njohjen e gjenocidit, të shprehin opinionin publik dhe të luftojnë që ai të dëgjohet në publik. Nuk ka vend për dërgimin e armëve të tilla në një regjim të tillë në Evropë”, ka deklaruar Stojkoviqi.

Ai ka thënë se do t’i kërkojë Francës që dorëzimin e këtyre avionëve ta kushtëzojë me përparimin e Serbisë në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby…