Stoltenberg do takohet me Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

13 gusht 2022 | 00:15

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel më 17 gusht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit për media nga aleanca ushtarake e NATO-s, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiçin dhe më pas me Kurtin.

Mësohet se pas çdo takimi të ndarë do të mbahen edhe konferenca për media.

Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para rundit të ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiçin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe kryeministri Kurti u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve./euronews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 po transmetohet cikli…