Stresi lë duhanin

02 prill 2020 | 15:53

Reperi i njohur  Stresi ishte sot në një lidhje ‘skype’ me emisionin “Rreze dielli”, ku nga shtëpia e tij tregoi si po e kalon karantinimin.

Stresi u shpreh se ka lënë duhanin, po ushqehet shëndetshëm dhe po bën vrap.

Ai tregoi se po jeton vetëm ndërsa prindërit i sheh nëpërmjet ballkonit.

“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka!  I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta.  Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj”, ka deklaruar Stresi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Pirlo me siguri nuk ka shumë rivalë në garën…