Stuhi të forta përfshijnë Junikun

26 shkurt 2020 | 16:50

Komuna e Junikut ka bërë me dije se është përfshirë nga stuhi të forta pasditen e sotme, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe dëme në rrjetin energjetik, probleme të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me kompaninë KESCO është duke munduar t’i evitojë.

“Mirëpo mbetet shqetësuese siguria e qytetarëve për çka komuna e Junikut i lut qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vetëm në raste emergjente të i ekspozohen hapësirave të hapura që përbëjnë rrezik për ta. Komuna e Junikut respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë. Lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm. Kontakti emergjent: 049/760-268 dhe 049/760-288”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

STUHI TE FORTA KANË PËRFSHIRË KOMUNËN E JUNIKUTKomuna e Junikut është përfshi nga stuhi të forta pasditën e sotme,…

Gepostet von Komuna Junik am Mittwoch, 26. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur ceremonia e varrimit me nderime ushtarake në Egjipt…