Suarezi, Messit: Kujdes nga këta katër persona

27 shtator 2020 | 10:59

Luis Suarez i është përgjigjur mesazhit emocionues të dërguar publikisht nga shoku i tij më i ngushtë dhe njëkohësisht kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.

6 herë fituesi i “Topit të Artë”, përmes një mesazhi në Instagram shigjetonte klubin për largimin në një mënyrë jo korrekte të uruguajanit.

Suarezi e paralajmëron Messin: Kujdes nga këta përsona

Në të njëjtin postim ka ndërhyrë edhe vetë Suarez, i cili teksa falenderon për atë çfarë ka bërë në fushë dhe jashtë saj, i bën edhe një paralajmërim.

“Faleminderit mik për fjalët e tua, por faleminderit edhe që ishe ashtu siç je, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Messit njerëzor, me humor dhe sentimental sepse të gjithë e njohin si lojtar.

“Mos harro atë që të thashë: “Vazhdo ta shijosh veten dhe të demonstrosh se je numri një’, dhe mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që ke në klub dhe për botën e futbollit”.

“Unë të dua shumë, miku im, dhe do të na mungosh [Messi , gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre”, shkruan uruguajani në komentin e ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së…