Sulmohet me armë makina e djalit të Millan Ivanoviq

01 janar 2022 | 20:38

Një makinë KIA ngjyrë hiri, është sulmuar me armë zjarri, ndaj së cilës janë shkrepur disa plumba, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur para rreth orës 19:30 në Zvecan, derisa makina ishte e parkuar.

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se pronar i makinës është Miljan Ivanoviq, djali i Millan Ivanoviq, ish-anëtarit të Listës Serbe dhe drejtorit të spitalit në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti” ka thënë shkurt majori Hoti, pa dhënë detaje shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa po përballet me epideminë e saj më të keqe…