Sulmohet me breshëri plumbash antena e ‘IPKO’-s në Banjë të Pejës

25 maj 2020 | 15:29

Rreth orës 02:10 pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri antena e “IPKO”-s në fshatin Banjë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnatës. Rasti është raportuar nga një punëtor i ‘IPKO’-s në orën 05:00. Sulmi ka ndodhur me armë zjarri, breshëri plumbash. Nuk dihen akoma arsyet pse ka ndodhur ky sulm. Kemi kontaktuar prokurorin e shtetit dhe jemi duke e hetuar rastin. Nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”, ka njoftuar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar dëshmorin…