Sulmuesi i Dortmundit del me tumor

20 korrik 2022 | 11:26

Borussia Dortmund ka konfirmuar lajmin e rëndë se sulmuesi i blerë gjatë kësaj vere për të zëvendësuar Halaand, Sebastien Haller, është larguar nga grumbullimi.

Ai la kampin stërvitor pasi nuk po ndihej mirë, dhe pas ekzaminimeve mjekësore, përgjigjet ishin shokuese. Sulmuesi vuan nga një tumor në testikuj, dhe tanimë do të vazhdojë kontrolle të detajuara për të trajtuar këtë problem.

“Dua t’ju falënderoj sërish nga zemra për mesazhet e shumta të marra. Jam shumë i prekur që kam dashurinë tuaj dhe kam përshtypjen se nuk meritoj kaq shumë. E di që falë jush kjo do të jetë vetëm një provë tjetër në rrugëtimin tim. Shihemi së shpejti në fushë për të festuar fitoret tona të radhës”, ka shkruar sulmuesi pas mesazheve të shumta mbështetëse nga tifozët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit…