Sulmuesi i Gironës: Synojmë fitore ndaj Real Madridit  

08 shkurt 2024 | 12:20

Girona është surpriza më e bukur në pesë kampionatet më elitare të “Kontinentit të Vjetër”. “Bardhekuqtë” pozicionohen aktualisht në vendin e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, me plot 56 pikë, vetëm 2 më pak se kryesuesit e Real Madrid, teksa do t’i sfidojnë këta të fundit në fundjavë.

Sulmuesi i Gironës, Cristhian Stuani, ka deklaruar se në këtë sfidë synohet maksimumi, derisa këtë ndeshje e ka konsideruar si një përballje direkte për titullin kampion.

“Jemi shumë të emocionuar. Është një javë ndryshe sepse ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Atmosfera është e mrekullueshme dhe të gjithë në skuadër janë shumë të emocionuar, por mbi të gjitha, me këmbë në tokë sepse e dimë shumë mirë se kundër kujt do të luajmë. Të luash kundër Real Madrid me mendimin për t’i parakaluar në renditje është më shumë se një motivim. Megjithatë, është koha perfekte për të shkuar në Madrid dhe për të fituar. Ne kemi kohë që nuk ëndërrojmë, por po e shijojmë këtë sezon, këtë moment dhe besoj se të gjithë duhet ta shijojnë këtë skuadër, kemi bërë një punë shumë të madhe”, ka thënë Stuani.

“Shanset tona? Padiskutim që ne nuk jemi favorit. Na pret një ndeshje e vështirë, ata janë skuadra e vetme që na kanë mundur në La Liga, por e theksoj, kemi punuar dhe po punojmë shumë për të zhvilluar një ndeshje të madhe. A e mendoj golin? Patjetër që po, por nuk ka rëndësi shumë nëse shënoj unë apo jo, rëndësi ka skuadra”, ka shtuar Stuani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe…