Super ‘El Clasico’ në basketboll

28 tetor 2022 | 21:40

Xhiroja e tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë derbin mes rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Rivalët e vjetër do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante, ashtu siç ishte takimi i parë në këtë edicion, ku verdhezinjtë fituan 70:76.

Pejanët njëkohësisht janë skuadra e vetme në këtë edicion me shtatë fitore në shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërsa prishtinasit ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.

Ky derbi njihet si klasikja e basketbollit, mes skuadrave që kanë fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës dhe përballjet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe dramatike. Spektakël i basketbollit pritet të dielën në palestrën ‘Karagaqi’.

Takimi i parë i kësaj xhiro është mes Vëllaznimit dhe Bashkimit. Kuqezinjtë janë të motivuar pas fitores ndaj Trepçës, që ishte e tretë në këtë edicion, ndërsa prizrenasit ndodhen në pozitë më të palakmuar me dy fitore e pesë humbje në këtë edicion, kurse Portokallezinjtë në takimin e parë kishin fituar 70:61 ndaj skuadrës kuqezi.

Sfida e fundit për këtë xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Kampionët kërkojnë fitoren e katërt me radhë. Ata e nisën edicionin jo mirë, duke pësuar katër humbje radhazi, e para ishte nga rahovecasit 90:88, ndërkohë që për Vreshtarët kjo ishte fitorja e parë dhe e vetme në këtë edicion, duke pësuar gjashtë humbje radhazi.

Ponte Prizreni-Trepça do të regjistrohet rezultati i Ligës Unike.

Java 8-Prince Caffe Superliga

E shtunë
19:00 Vëllaznimi – Bashkimi

E diel
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci
(Ponte Prizreni-Trepça – Rezultati i Ligës Unike)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë, njoftoi sot se duke…