Superliga në basketboll sjell dy derbi

27 mars 2019 | 11:00

Menjëherë pas ndeshjeve të fundjavës, në mesjavë do të luhet xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në basketboll dhe do t’i sjellë dy derbi.

Ponte Prizreni – Bashkimi është dueli me të cilin nis xhiroja e XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Të enjten do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante në mes të Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, kurse Z Mobile Prishtina është nikoqir i AFK Boreas, takim ky që luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 19:00.

Ndeshja e fundit e xhiros luhet në Mitrovicë, ku Trepça e pret Lipjanin. Pas 23 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelore me 46 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina, pas një barazimi dhe një humbje nga Flamurtari…