“Sylvinho apo De Biasi?”, Duka jep këtë përgjigje

08 tetor 2023 | 14:58

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), Armand Duka, ka bërë një zgjedhje në mes të trajnerit të tanishëm të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe ish-trajnerit, Gianni De Biasi.

Duka ka pasur fjalë të mira për të dy trajnerët, por ka thënë se De Biasi kishte arritur sukses më të madh për faktin se kishte kualifikuar “Kuqezinjtë” në Kampionatin Evropian “Euro 2016”.

Ai ka thënë se trajneri italian do të mbahet mend gjatë te shqiptarët për atë sukses të madh dhe historik.

“Njerëzit nuk janë lehtësisht të krahasueshëm, gjithsekush ka karakteristikat e veta. Të dy kanë kontribute shumë të mira në ekipin kombëtar, por rezultatet deri tani i ka më të mira De Biasi, sepse e ka realizuar objektivin për të shkuar në Evropian, ndërsa Sylvinhon duhet ta shohim. Sylvinho ka filluar duke kuptuar shqip, sepse jeton në Tiranë, punon gjithë kohën në Tiranë dhe lëviz vetëm në momentet që duhet të kontaktojë apo takojë futbollistët”, ka thënë Duka në emisionin “Më lër të flas”.

Kujtojmë se Shqipëria, e udhëhequr tani nga Sylvinho, është në rrugë të mirë për të siguruar edhe një tjetër kualifikim në Evropian, konkretisht në “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat izraelite kanë njoftuar se është rritur në 600 numri…