Synojmë më shumë se dy deputetë shqiptarë në parlamentin serb

20 janar 2020 | 07:37

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka bërë me dije se nga unifikimi i spektrit politik në Luginë të Preshevës, shqiptarët presin që t’i kenë më shumë se dy deputetë në parlamentin serb.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se garimi i katër subjekteve me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë ka për qëllim përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionin qendror shtetëror.

Kamberi, i cili është edhe kryetar i Komunës së Bujanocit, ka vlerësuar se ky veprim do të ndikojë në faktorizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Begzad Baliu Gjuha shqipe është gjuhë historike, ndërsa populli shqiptar…