Tahiri: Kurti duhet t’i japë drejtim çështjes së asociacionit, opozita s’është përgjegjëse

30 janar 2023 | 13:06

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës për t’i dhënë drejtim kësaj teme.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Në këtë rast, kryeministri i vendit nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. I kemi thënë (Kurtit) nëse je kundër sille në Kuvend po e rrëzojmë me vota. Ai nuk ka guxim ta bëjë asnjë veprim. Ky njeri i papërgjegjshëm duhet të japë drejtim”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti më nuk po flet për njohje reciproke, por për një “status-quo” të re.

“Tashmë zoti Kurti e ka sjellë vendin në një pikë që s’po flet më për njohje reciproke por për një status quo të re”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është e interesuar për të rinovuar me yllin Ousmane…