Tahiri për Ligjin e pagave: E pakuptimtë të mos sillet në Kuvend

25 korrik 2022 | 12:21

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos sillet Ligji i pagave në Kuvend.

“Është e pakuptimtë mos me u sjell në Kuvend Ligji i pagave. Ligji i pagave është në planin legjislativ tash e një vit e gjysmë dhe për ketë arsye kemi kërkuar interpelancë”, ka thënë ai.

Projektligji i pagave në sektorin publik nuk është miratuar në Kuvend gjatë muajit mars, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të shkojë për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend.

Tahiri ka shtuar se në kryesi, pos kësaj ka ngritur edhe një çështje tjetër që lidhet me Ligjin për zyrtarë publikë.

“Po ashtu, edhe Ligji për zyrtarë publikë, të dhënat qe ne i kemi si çështja e punësimit diku janë 3 000 vende të punës qe nuk po mbushen si shkak i vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur kosovar, Asdren Gjikolli i njohur për publikun…