Tahiri: Qeveria Kurti më e dobëta ndonjëherë, ka harruar qytetarët

27 tetor 2022 | 12:15

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë dhe shumicës parlamentare në seancën e sotme plenare.

Ai ka thënë se Vetëvendosje, e ka bërë temë numër një dialogun me Serbinë, ndërsa problemet konkrete, zgjidhja e të cilave i japin kuptim jetës së qytetarëve, i ka lënë anash.

“Agjenda politike ka lëvizë, ajo e qeverisë sidomos për dialogun, nga pika e shtatë ka kaluar në pikën e parë. Ligji për paga, që një muaj qeveria nuk është në gjendje me proceduar këtë ligj. Është shumë mashtruese me vendosë një nen se Ligji i buxhetit do ta përcaktoj vlerën e koeficientit, dhe sot mos të folët aspak rreth kësaj teme, se sa është koeficienti. A është kjo strategji e qeverisë që mos me e sjellë në kohë ligjin për paga, në mënyrë që prapë me pasur shtyrje për ketë ligj. Tema e dytë që dua me e përmend, iniciativa e deputetit Haxhiu për Trustin është duke pritur. Kjo temë që i jep kuptim jetës së njerëzve”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka thënë se kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë që i japin kuptim jetës së qytetarëve e se kjo është qeveria më e dobët ndonjëherë.

“Kjo qeveri nuk i ka kryer as tri punë, që i japin kuptim jetës së qytetarëve. Është qeveria më e dobët që e kemi pasur ndonjëherë. Ne mund të flasim për Lajçakun për dialogun, por duhet të flasim sidomos për tema konkrete që i presin qytetarët nga ne”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes (LV) dhe Partisë Demokratike të…