Tahiri: Qeveria që dy vjet ka vetëm fjalë dhe asnjë punë, Kosova po zbrazet

13 shkurt 2023 | 12:54

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se këtë javë Kuvendi i Kosovës, përveç seancës të së hënës, do të mbajë edhe dy seanca tjera, një të rregullt dhe një solemne për përvjetorin e pavarësisë.

Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga Kosova, me ç’rast ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria duhet ta kenë në fokus këtë problem, e jo vetëm çështjen e dialogut.

“U përcaktuan dy seanca shtesë, ajo e rregullt dhe ajo solemne për përvjetorin e pavarësisë”.

“Kuvendi i Kosovës duhet që t’i ngrisë dinamikat e veta, duke e përfshirë gjendjen sociale ekonomike në vend. Kosova po zbrazet dhe Qeveria është duke u fokusuar në dialog”.

“I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosje, dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë”, ka thënë ai.

Sa i përket byrosë për konfiskimin e pasurisë, Tahiri ka thënë se kjo është vetëm një pikë politike elektorale që nuk do të ketë as një efekt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në agimin e 12 shkurtit, ka ngordhur qeni nga Meksika,…