Tahiri: Reformat gjithëpërfshirëse, të domosdoshme

08 prill 2018 | 14:37

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se në dekadën e dytë të shtetësisë është e domosdoshme të hedhen themele të forta shtetërore përmes reformave substanciale.

Ai ka deklaruar se këto reforma duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

“Themelet që duhet ngritur me reformat ose do të shërbejnë për të ngritur shtetin ose ne lejojmë që mekanizmat institucional të kthehen në pengesa të patejkalueshme të zhvillimit. Andaj, një proces i qartë, gjithëpërfshirës dhe me përfshirjen e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare duhet të jenë shtylla të zbatimit të proceseve reformuese. E për rrjedhojën për t’i hapur vendit një kapitull të ri, nga procesi i konstituimit institucional, në institucione në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tahiri ka thënë se procesi i reformave i bashkon të gjithë. “Jemi me fat që ky qëllim nuk ndanë pozitë dhe opozitë, pasi që të gjithë akterët si në Kuvend ashtu edhe në sektorin e tretë e synojnë këtë cak”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i shënuar nga Adem Ljajiq (36), doli të jetë…