Tahiri: S’kemi informacione kur ngritën aktakuzat e Speciales

23 qershor 2018 | 10:28

Institucionet e Kosovës nuk kanë informacione se kur mund të ngriten aktakuzat e Speciales. Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me këtë mekanizëm që qëllim ka hetimin e krimeve të pretenduar të luftës të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Por, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë për “Ekonomia Online” se nuk kanë bashkëpunim të shpeshtë me Specialen që ende nuk ka bërë publike aktakuzat e para.

“Ne kemi bashkëpunim me ta të vazhdueshëm, nuk është se kemi bashkëpunim të shpeshtë realisht sepse është një Gjykatë që funksionon mbi ligjet e Kosovës është e themeluar nga Republika e Kosovës me ndryshimet kushtetuese që ne i kemi bërë”.Kemi normalisht komunikim mirëpo sa i përket punës se prokurorisë dhe kur do të ngritën aktakuzat si do të shkoj normalisht ne nuk do të njoftohemi as në Republikën e Kosovës e normalisht nuk njoftohemi as nga ta, është çështje e prokurorisë atyre Dhomave të Specializuara dhe në asnjë rrethanë nuk kemi kurrfarë informatash sa i përket pra se kur mund të ndodh”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar dokumentin zyrtar të…