Tahiri s’tregon nëse do të dorëhiqen kryetarët e PDK-së: Çdo vendim në koordinim me ShBA-në

05 qershor 2023 | 12:03

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nuk ka treguar nëse dy kryetarët e kësaj partie në veri do të japin dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, qëndrimi i kësaj partie është që çdo vendim të merret në koordinim me ShBA-në. Madje ai thotë se nuk duhet që të cenohet rendi kushtetues, sepse cenohet edhe pavarësia e vendit.

“Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët me ShBA-në, është e dhimbshme të kemi sanksione të tjera. Çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendi kushtues, nuk mund të them as po, as jo. Është e rëndësishme që çdo vendim të jetë në përputhje me rendin kushtues sepse cenohet në thelb pavarësia”.

Tahiri ka bërë me dije se të enjten do të mbahen dy seanca, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se në seancën e dytë që do të vazhdojë nga ora 11:00 është seancë e rregullt.

“Të enjten kemi dy seanca, në seancën e parë nga ora 10:00 do të trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Karim Benzema raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin…