Takohen Rama, Vuçiqi dhe Zaevi, i ftuar edhe Hoti, diskutojnë për ‘mini-shengenin’

25 tetor 2020 | 16:52

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.

“Top Channel” ka mësuar se nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë apo Ohër, por do të zhvillohet përmes platformës “Zoom” javën e ardhshme.

Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës, paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë por online.

Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.

Gjatë vizitës në Shkup, homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Avdullah Hoti, ku tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.

Zaevi në konferencën për shtyp, e ka konfirmuar takimin me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama.

Ky takim përmes “Zoom” mbart edhe disa pikëpyetje të tjera për përfaqësimin e Malit e të Zi si dhe Bosnjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar mbi…