Takohen sërish Kurti e Mustafa

13 dhjetor 2019 | 17:09

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke zhvilluar një takim sërish sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Deri më tani këto dy parti kanë shprehur dallime sa i përket postit të presidentit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

LV-ja dhe LDK-ja janë pajtuar më herët që e ministritë t’i ndajnë gjysmë për gjysmë.

Sot më herët, para takimit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se përpjekjet për arritjen e kësaj marrëveshje po vazhdojnë. “Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur t’i kemi rezultatet konkrete do t’ju informojmë”, ka thënë Kurti për gazetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga…