Taksisti nga Kosova ia gjen kuletën Manuel Neuerit, gjermani koritet me bakshishin e dhënë

21 korrik 2022 | 11:56

Portierit të Kombëtares gjermane dhe i Bayern Munich-it, Manuel Neuer i humbi kuleta në një taksi disa javë më parë dhe ndonëse një taksist e gjeti dhe ia ktheu, në fund ai e akuzoi portierin e Bayernit se ishte dorështrënguar dhe se nuk i dha shpërblim aq sa do të duhej, shkruan Bild.

Neueri kishte qenë pasagjer i taksistit shqiptar Hazir Stublla. Në fund të ndërrimit të punës, Stublla teksa pastronte veturën, gjeti kuletën që i përkiste Neuerit.

Kuleta kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, tha Stublla, duke treguar se aty kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard.

Bild shkruan më tej se taksisti u përpoq të gjente Neuerin dhe shkoi direkt në derën e tij dhe pasi nuk e gjeti atje, si dhe në qendrën stërvitore të Bayernit, vendosi t’ia dorëzonte kuletën menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.

Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të panënshkruar nga Neueri me postë, gjë që i shkaktoi zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra.

“Ky shpërblim është shaka. Unë kam katër fëmijë dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…