Tare: Trofeu për të gjitha kërpudhat që dalin pas shiut

23 dhjetor 2019 | 16:27

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, foli për mediet italiane për suksesin e bardhekaltërve ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

“E ndërtuam të gjithë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme. Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive”, ka thënë Tare.

Por Tare nuk ngurron të “thumbojë” ata që dalin në skenë vetëm kur skuadra fiton.

“Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”, ka shtuar Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 dhjetor ka refuzuar kërkesën…